KQZ përcakton sot fletën e votimit për zgjedhjet e 25 prillit

30 Mars 2021 | 08:22

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të përcaktojnë sot se si do të jetë fleta e votimit në zgjedhjet e 25 prillit.

4 janë variantet e propozuara, për të cilat palët politike kanë shfaqur qëndrime të ndryshme, ndërsa KQZ hapi edhe një sondazh për të marrë mendimin e qytetarëve se cili prej këtyre varianteve është më i përshtatshëm.

Në mbledhjen e sotme është parashikuar të miratohet fleta e votimit për secilin qark.

Një ditë më parë Kolegji Zgjedhor vendosi që lista e kandidatëve të PD të reduktohet nga 222 në 153 kandidatë.

Sipas PS, ky vendim është rikthim në një garë normale, ndërsa PD e cilësoi të pabazuar në Kodin Zgjedhor, por do të respektohet vendimi i Kolegjit Zgjedhor.

Lexoni gjithashtu:

Limit në listat e kandidatëve, Kaso: Kolegji Zgjedhor vendosi barazi palësh në garë, por shkeli ligjin

Listat e PD në 25 prill, kolegji zgjedhor në 29 mars do të shqyrtojë ankimimin e PS

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026