Arrestohet në kufi me Serbinë një person i akuzuar për krime lufte në Kosovë

28 Prill 2024 | 14:01

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person të shtunën në kufirin verior të vendit me Serbinë, nën dyshimin se ka kryer krime lufte kundër civilëve gjatë luftës së vitit 1998-1999 në Kosovë.

Në një komunikatë të përbashkët, Prokuroria Speciale dhe Policia thanë se të dyshuarin me inicialet J.S., e ndaluan në pikën kufitare Bërnjak, pasi ai dyshohet se ka kryer veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile”.

Ai dyshohet për kryerjen e krimeve të luftës në qytetin jugperëndimor të Kosovës, në Gjakovë.

Dhjetorin e kaluar, Prokuroria Speciale e Kosovës kishte thënë se ka ngritur gjithsej 33 akuza, që përfshijnë 89 persona, për krime lufte në Kosovë. Gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-99 janë vrarë mbi 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur. Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026