Në shpëtim të sezonit turistik, marrëveshja Greqi-Serbi, të pranohen edhe certifikatat me vaksinat ruse e kineze

30 Mars 2021 | 10:09

Greqia është ndër shtete e para evropiane, e cila po përpiqet të shpëtojë sezonin e saj turistik, çka ka një ndikim të madh të ekonominë e shtetit fqinj.

Madje ka qenë ndër vendet e para që ka kërkuar të aplikohet pasaporta e gjelbërt e COVID-19 si një biletë e sigurt për të gjithë ata persona që janë vaksinuar, që kanë krijuar imunitet apo rezultojnë negativ ndaj COVID.

Më së fundmi autoritetet greke shprehen se do të pranojnë të gjitha certifikatat e vaksinimit të lëshuara nga Serbia, madje edhe për dozat e vaksinave  që nuk janë miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), të tilla si vaksinat  ruse dhe kineze.

Lajmi u bë me dije nga ministri grek i Turizmit gjatë një vizite në Beograd ku u takua me homologen e tij dhe pikë kyçe e bisedimit ishte mënyra e lehtësimit  të udhëtimit midis dy vendeve për sezonin e ardhshëm të verës.

Të dy zyrtarët ranë dakord të veprojnë në bazë të propozimeve të BE dhe të zbatojnë reciprokisht tre protokolle në Greqi dhe Serbi.

Ata diskutuan mundësinë e pranimit të turistëve serbë, të cilët mund të paraqisnin një dokument që vërteton se ata kanë një test negativ PCR ose  e kanë kaluar virusin dhe kanë krijuar antitrupa

Ministri grek gjithashtu tha se qeveria greke do të shqyrtojë mundësinë e hapjes së kufijve të saj me Serbinë përpara Pashkëve Ortodokse, pasi programi i vaksinimit “po përparon me shpejtësi”.

Këtë vit, sipas ministrit turistët serbë do të jenë në gjendje të hyjnë në Greqi përmes dy pikave kufitare nga Maqedonia e Veriut dhe tre pikave kufitare nga Bullgaria.

Në 14 maj Greqia pritet të hap sezonin turistik.

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026