Muzikë e bisedë me të rinjtë, Fatos Tarifa dhe Eneda Tarifa aktivitet në Gjirokastër
“Për një mendje të hapur dhe shpirt të gëzuar” ishte mesazhi i një aktiviteti rinor të veçantë, i cili u zhvillua në Gjirokastër. Të ftuar në këtë mbrëmje tematiko-muzikore ishin akademiku Fatos Tarifa dhe artistja Eneda Tarifa.
Të rinjtë pjesëmarrës shijuan artin e fjalës dhe këngës ndërsa bashkëbiseduan për problematikat e ndryshme me të cilat përballen të rinjtë sot.
“E shijuam shumë, shkëmbyem shumë mendime me studentë dhe të rinj të qytetit, të gjimnazit “Asim Zeneli” morëm me vete një përvojë shumë të vyer përmes pyetjeve që ata bënë dhe përmes emocioneve që ata përjetuan nga këngët e Enedës”,-tha Fatos Tarifa, akademik.
“Unë sa herë vij këtu ndihem sikur kam një ndjesi të veçantë ajo e përkatësisë kështu që sigurisht jam ndjerë shumë mirë, ishte një takim shumë i bukur në fakt i kombinuar midis artit dhe kulturës dhe tematikave të ndryshme që shqetësojnë në përgjithësi të rinjtë shqiptarë”-tha këngëtarja Eneda Tarifa.
Të rinjtë në Gjirokastër vazhdimisht janë pjesë e aktiviteteve që organizohen për promovimin e vlerave turistike të qytetit, mbrojtjen e mjedisit.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta