Përse kërcënohen gjyqtarët?! Gazetari Xhunga bën analizën e ngjarjes në Shkodër
Gazetari Albi Xhunga ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania për të folur rreth ngjarjes kriminale ku banesa e gjyqtarit Tonin Sterkaj në Shkodër u sulmua me tritol Xhunga tha se problemi se përse kërcënohen gjyqtarët duhet të gjendet brenda sistemit.
Sipas tij nëse të gjithë do të punonin njësoj në mënyrë të ndershme, organizatat kriminale nuk do guxonin të sulmonin.
“Të vijmë më konkretisht, pse u kërcënua Altin Dumani, pse filluar kërcënimet në prokurorinë e posaçme kur Altin Dumani mori këtë detyrë. Pse kërcënohen prokurorët dhe gjyqtarët, kjo nuk ndodh në Belgjikë, nuk ndodh në shtetet e bashkuara të Amerikës. A është krimi organizuar në Shqipëri më i fortë se në vendet e tjera? Nuk e besoj. Krimi i organizuar dhe mafia janë organizma inteligjentë.
Pse u vra Falkone dhe Broselini në Itali? Unë mendoj se problemi duhet të kërkohet brenda sistemit gjyqësor. A do shkonte dikush të vriste një gjyqtar apo prokurorë nëse të gjithë do punonin fjala bie si Dumani? Jo, veç në do ishte i çmendur. kur mafia dhe krimi i organizuar godasin gjyqtar dhe prokurorë ata godasin gjyqtar e prokurorë të ndershëm. A do e kishin vrarë Falkonen nëse do ishin të sigurt se të gjithë kolegët e tij do punonin njësoj, jo
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania