Fasoneria në krizë, Edvin Prençe: Rreth 200 punëtorë në javë dalin nga sistemi i punës

30 Mars 2021 | 10:38

Edvin Prençe, kryetar i shoqatës “Pro-Export” u shpreh në Euronews Albania se izolimi i shteteve për shkak të pandemisë ka goditur rëndë sektorin fason.

“Ndikimi i kësaj mbylljeje sidomos nga ana e Italisë, Francës dhe Gjermanisë përkthehet në bllokim të porosive, pra ato që duhet të prodhonim”, u shpreh zoti Prençe.

“Për ne përkthehet në bllokim të gjithë porosive dhe për fat të keq në mbylljen e disa linjave të prodhimit. Rreth 200 punëtorë në javë dalin nga sistemi i punës.  Është një situatë shumë kritike për ne”, u shpreh ai më tej.

Kryetari i shoqatës “Pro-Export” tha se zgjidhje është opsioni që bizneset të dalin në treg të huaj me një produkt plotësisht shqiptar.

“Ne duhet të blejmë lëndën e parë dhe dalin në treg me materialet tona dhe kjo duhet të jenë një zgjidhje dhe një opsion për të ardhmen. Të dalim me prodhimet tona”, tha ai.

“Roli i qeverisë është mbështetja me paketa e mirëfillta që tashmë duhet të aplikohen dhe të bëhen reale”, theksoi ai më tej.

Ai tregoi se të paktën 30% e bizneseve janë mbyllur ose kanë reduktuar punën e tyre gjatë pandemisë.

“Periudha fund marsi, prill dhe maj do të jetë akoma më kritike”, përfundoi ai.

Lexoni gjithashtu:

Krizë e dyfishtë për fasonët, mungojnë paketat e ndihmës, eksportuesit ndalin furnizimin

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026