Armët në Ukrainë| Koreja e Veriut: SHBA s’mund ta mposhtë kurrë popullin heroik rus

29 Prill 2024 | 10:25

Koreja e Veriut ka thënë se ka shqetësim brenda komunitetit ndërkombëtar për furnizimin e SHBA me raketa me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë.

Sipas mediave të huaja, Kievi ka përdorur dy herë këtë muaj raketa balistike me rreze të gjatë kundër Rusisë, të marra nga SHBA, sipas NBC News.

“SHBA-ja ka furnizuar në mënyrë të fshehtë raketa me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë, duke shkaktuar shqetësim të komunitetit ndërkombëtar”, tha Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Veriut.

“SHBA nuk mund të mposht kurrë ushtrinë dhe popullin heroik rus me ndonjë armatim apo mbështetje të fundit ushtarake”, shtoi ajo, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve KCNA.

Profesor Michael Clarke, analist ushtarak i Sky News, ka thënë se Koreja e Veriut po furnizon me armë Rusisë, e ndihmuar edhe nga Kina.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima

Ushtria amerikane sulmoi një anije të akuzuar për kontrabandë droge në Oqeanin Paqësor lindor të mërkurën, duke vrarë dy burra, ndërsa administrata Trump zhvillon një fushatë kundër trafikantëve të...
14:12 | 04/06/2026

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026