Basha me përfaqësues të prodhuesve: Do u heqim ‘lakun’ nga fyti bizneseve përmes reformimit të inspektorateve
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se PD do t’u heqë ‘lakun’ nga fyti bizneseve përmes një reformimi të thellë të inspektorateve.
Kryedemokrati zhvilloi paraditen e së shtunës një takim me përfaqësues të prodhuesve shqiptarë të cilëve u bëri me dije se ndër të tjera, në programin e PD për këtë kategori është reforma e inspektorateve, që sipas tij janë sot burim korrupsioni dhe pengese për bizneset.
“Inspektoratet janë burim korrupsioni, do vendosim një moratorium 12 mujor gjatë të cilit do të bëhet reforma tërësore, që është plotësisht e mundshme.
Si rezultat i kësaj reforme vetëm 7-10 për qind e biznesit kontrollohet çdo ditë, sipas nivelit të riskut. Jo të kontrollohen çdo ditë bizneset duke u kthyer në pengesë serioze për investimet e brendshme e ato të jashtme.
Reforma e inspektorateve do të heqë lakun në fytin e biznese shqiptare dhe do të garantojë drejtësi pa dëmtuar biznesin bazë”, tha kreu i PD.
Kreu i PD u angazhua se do të ulë me 24 lekë për litër çmimin e karburantit, që siç tha në vendin tonë është më i larti në rajon e Evropë për shkak të taksës Rama.
Sipas z. Basha, PD i qëndron taksës së sheshtë 9 për qind, si mënyra më e mirë për të luftuar informalitetin.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta