Pas fjalimit të zjarrtë “Europa po vdes”, Macron kërkon debat për armët bërthamore
Pas fjalimit të zjarrtë për Europën javën e kaluar, presidenti francez, Emmanuel Macron ka kërkuar një debat të gjerë për rolin e armëve atomike në një strategji të përbashkët europiane.
Fillimisht ishte fjalimi parimor i presidentit francez, Macron në Universitetin e Sorbonës, ku me fjalinë “Europa jonë mund të vdesë” dhe kërkesën që Europa “imponojë respekt”, ai shkaktoi reagime të gjera. Propozimi i Macron për forcim të mbrojtjes europiane u përshëndet tek politika gjermane.
Tani Macron kërkon një debat për rolin e armëve atomike në mbrojtjen europiane. Në një intervistë për grupin mediatik “Ebra” Macron theksoi, se dëshiron të hapë debatin “që përfshin mbrojtjen raketore, kapacitetet e raketave me rreze të gjatë veprimi dhe armët atomike për ata që i kanë apo që në tokën e tyre kanë armë atomike europiane”.
“Le t’i hapim të gjitha në tavolinë dhe të shohim, se çfarë na mbron vërtet”u shpreh shefi i Eliseze, Franca është e gatshme të bëjë më shumë për mbrojtjen europiane, ka shtuar Macron. Që nga Brexit, Franca është e vetmja fuqi atomike në Bashkimin Europian. Ai bëri thirrje për një mbrojtje europiane “të besueshme”.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)