Kuqezinjtë, 5 gola dhe 3 asiste/ Seferi lojtari i ndeshjes me Bani Yas

29 Prill 2024 | 17:11

Kur duhen 46 ditë deri në nisjen zyrtare të kampionatit evropian, lojtarët e kombëtares shqiptare po kalojnë një formë tejet pozitive, duke shënuar gol dhe asistuar për shokët e skuadrës.

Nga Turqia, në Rusi, Spanjë e Emiratet e Bashkuara Arabe, u lanë gjurmë kuqezi. Myrto Uzuni shënoi një tjetër gol me GRanadën në elitën e futbollit spanjoll, duke regjistruar kështu golin numër 11 sezonal. Skuadra e tij fitoi 3-0, ndërsa beratasi realizoi golin e dytë të sfidës.

Në Turqi, Rey Manaj nuk ka të ndalur, ndërsa nuk kanë fund as eurogolat e tij, një tjetër i regjistruar në fundjavë. Ndaj Konyaspor, goli i vetëm për Sivassporin erdhi nga lushnjari, ndërsa si titullar përballjen e nisi dhe Sokol Cikalleshi. Plot 18 gola numëron Manaj në kampionatin turk, duke u kthyer dhe në një pretendent për këpucën e artë.

Në Rusi, Mirlind Daku po kalon formë shumë pozitive, ku ndaj Zenitit shënoi 1 gol dhe asistoi për shokun e skuadrës, ndërsa Rubin Kazan triumfoi 2-0. Në Emiratet e Bashkuara Arabe, Seferi realizoi një dopietë në fitoren 4-2 të Bani Yas, ndërsa u zgjodh lojtari i ndeshjes madje duke u vlerësuar me notën 9.8 nga Sofascore. Krahas tyre ka dhe lojtarë të tjerë që edhe pse nuk lanë gjurmë vijojnë të marrin minuta me ekipet respektive.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026