Pr.ligji për nënat zëvendësuese, reagojnë komunitetet fetare në vend
Shqipëria mund të jetë një ndër vendet që do të lejojë sjelljen në jetë të fëmijëve me anë të nënave zëvendësuese. Hedhja për konsultim publik i projektligjit për shëndetin seksual dhe riprodhues, ku flitet për nënat surrogate ka ngjallur debate të shumta.
Lidhur me këtë projektligj është mbledhur sot për të diskutuar edhe Bordi i Presidencës së Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë. Përmes një njoftimi për mediat KNFSH shprehin shqetësimin për për mungesën e përfshirjes së komuniteteve fetare në dëgjesën publike të këtij ligji, si palë e interesit dhe mungesa e një relacioni, që duhet ta shoqërojë këtë projektligj në faqen zyrtare.
“Kështu nëpërmjet Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, Bordi i Presidencës së KNFSH-së, i cili përbëhet nga pesë liderët e pesë komuniteteve fetare në Shqipëri ka ngritur grupin e punës me përfaqësues nga të gjitha komunitetet fetare me specialistë të tillë si juristë, sociologë, teologë dhe mjekë. Gjatë takimit të sotëm grupi i punës ka paraqitur para Bordit të Presidencës argumentet e tyre profesionale në lidhje me projektligjin në fjalë, duke shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me efektet negative, që mund të ketë projektligji për shëndetin e individit, familjes dhe shoqërisë për sa i përket disa ndryshimeve që parashikon në ligj në lidhje me shëndetin seksual dhe riprodhues. Nisur nga kjo, grupi i punës po punon fort për të nxjerrë një relacion me argumente shkencore, teologjike dhe profesionale në lidhje me këtë projektligj, dokument i cili do t’u dërgohet Komisionit të Ligjeve, Kuvendit të Shqipërisë dhe për dijeni institucioneve të tjera vendase dhe të huaja”, thuhet në njoftimin për mediat.
LEXONI GJITHASHTU:
- Drafti për nënat zëvendësuese/ Mjeku: Mundësi e artë për çiftet që s’kanë fëmijë
- Gati projektligji për lindjet in vitro, drafti hidhet për konsultim
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë