Drafti për nënat zëvendësuese/ Mjeku: Mundësi e artë për çiftet që s’kanë fëmijë
Shqipëria mund të jetë një ndër vendet që do të lejojë sjelljen në jetë të fëmijëve me anë të nënave zëvendësuese. Pas hedhjes për konsultim publik, të projektligjit për shëndetin seksual dhe riprodhues, ku flitet për nënat surrogate, debatet kanë nisur. Për mjekët gjinekolog, ky proces është i domosdoshëm dhe një mundësi e artë për nënat që nuk mund të kenë fëmijë.
“Nënat surrogate do jenë vetëm për ato çifte që nuk kanë mundësi të kenë fëmijë për shkak sëmundjeve të tyre, p.sh. ka vajza të reja që lindin pa mitër dhe mësojnë këtë vonë, ky ligj u mundëson që të kenë fëmijë, ka individ që për shkak të një sëmundje kanë bërë operacione dhe ju hiqet mitra,” Blerti Çami mjek obstetër gjinekolog, materniteti “Koço Gliozheni”.
Por çfarë është një nënë surrogate?
“Një nënë është e gatshme të mbaj në trupin e saj fëmijën e një çifti tjetër që nuk mund të jetë shtatzëne, shtatzënia realizohet përmes qelizave të çiftit, dhe embrioni nuk vendoset tek nëna por tek një tjetër që është gatshme”,- Blerti Çami mjek obstetër gjinekolog, materniteti “Koço Gliozheni”.
E megjithatë, mjeku pohon që projektligji i propozuar ka nevojë ende për rregullime.
“Duhen vendosur pikat mbi i ne disa gjëra, përfshirjen e psikologut, si do të rregullohet kalimi i fëmijës në fund mes nënës që e lind dhe asaj që e merr”- Blerti Çami mjek obstetër gjinekolog, materniteti “Koço Gliozheni”.
Sa i takon Evropës, sjellja në jetë e fëmijëve me nëna zëvendësuese është e lejuar në , Ukrainë, Belgjikë, Angli, Greqi, ceki, Gjeorgji dhe Holandë.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve