Sfidantët e pandemisë, aktivistët e “Open Arms” vijojnë të shpëtojnë refugjatët në det
Pavarësisht pandemisë në tokë, grupi “Open Arms” vijon operacionet e shpëtimit të emigrantëve në det të hapur. Për shumë ditë, aktivistët kanë qenë nën mbikëqyrjen e patrullave detare libiane, që në disa raste janë mundur t’i frikësojnë.
Patrullat në fjalë u kërkojnë atyre të largohen, por aktivistët thonë se ndodhen në ujëra maltezë.
Më në fund, në 6 të pasdites ata panë një varkë me mbi 40 persona në bord, përfshirë një grua me fëmijën e saj 3-muajsh dhe fëmijë të pashoqëruar. Ata kishin lundruar për 24 orë në një varkë prej druri dhe vinin nga Sudani, Egjipti, Kameruni, Algjeria dhe Maroku.
Pas disa orë kërkimesh dhe përballje me rojën bregdetare libiane, që na kërkoi të tërhiqeshim nga ujërat e Libisë, kur në të vërtetë ishin ujëra malteze, “Open Arms” ka gjetur 45 persona në këtë varkë prej druri, përfshirë një grua me të birin. Askush në varkat e shpëtimit nuk po përpiqet të marrë në bord personat e mbetur në të.
Operacionet e shpëtimit vazhdojnë derisa dielli perëndon. Të gjithë emigrantët janë transferuar në varkën kryesore. Për “Open Arms” bëhet fjalë për një tjetër mision të përfunduar.
Sidoqoftë, pavarësisht shpëtimit, një tjetër problem për emigrantët është se ku do të zbarkojnë. Dy vjet më parë, anija e aktivistes Carola Rackete, e cila punon për organizatën e ngjashme “SeaWatch”, qëndroi për disa javë në brigjet e ishullit italian të Lampeduzës, në pritje për t’u ankoruar, pasi ministri i Brendshëm i asaj kohe i Italisë, Matteo Salvini nuk lejonte zbarkimin e refugjatëve.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.