Të bllokuar në rrugë prej dëborës, qytetarët bëjnë apel për ndihmë
Shqipëria është përfshirë nga temperatura të ulëta nën zero, ndërsa nuk ka munguar dëbora, në pjesën malore të territorit. Reshjet e dëborës por edhe era e fortë ka shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve në disa akse të vendit.
Të mbetur në rrugën e bllokuar në afërsi të Laçit për shkak të stuhisë së dëborës që ka përfshirë sot vendin, qytetarët thonë se presin prej tre orësh zhbllokimin e aksit rrugor. Ata i bëjnë apel përmes Euronews Albania Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Emergjencave Civile të marrin menjëherë masa.
E njëjta situatë dhe në aksin Elbasan-Librazhd. Mjetet kanë filluar të ecin ngadalë ndërsa kanë qëndruar të bllokuar për 3 orë.
Ndërkohë në qarkun e Korçës, janë regjistruar 4 aksidente brenda disa orëve, për shkak të problemeve që janë shfaqur nga shtresa e dëborës dhe ngrica.
Edhe qarku i Dibrës, është përfshirë nga reshje të shumta bore, e shoqëruar edhe me erëra të forta, çka ka sjellë problem me energjinë elektrikë në disa fshatra të Peshkopisë e Bulqizës.
Sipas të dhënave të fundit nga ARRSH, rrugët ku duhet përdorur zinxhir në veri janë Kuben-Vasije, Peshkopi-Qafë Drajë, Peshkopi-Ushtelencë, Qafë Bualli-Krastë.
Me zinxhirë, qarkullohen edhe akset Krujë-Sari Salltik, Laç-Milot, si dhe në segmentet e Dajtit. Ndërkohë, në jug, qarkullohet normalisht pa zinxhirë, me goma dimërore si në Dardhë, në Voskopojë edhe në Qafën e Qarrit.
Nga ana tjetër vijon të punohet në Qafë Thanë me 4 borëpastruese, si pasojë e borës me intensitet të lartë që bie.
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush