U kap në flagrancë me 35 doza kokaine gati për shitje, vihet në pranga 32-vjeçari
Një 32-vjeçar në Fier është arrestuar këtë të martë pasi gjatë një kontrolli policia i gjeti atij 35 doza kokaine të përgatitura për shitje.
Sipas njoftimit të policisë, përveç lëndës narkotike, të riut ju sekuestruan 2 celularë dhe automjeti tip “Volkswagen” që përdorte 32-vjeçari, për këtë veprimtari kriminale.
“Komisariati i Policisë Fier, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, kapi në flagrancë dhe vuri në pranga shtetasin D. R., 32 vjeç banues në fshatin Luar, Roskovec.
Gjatë kontrollit fizik ndaj tij dhe kontrollit në automjetin që drejtonte, u gjetën 35 doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier”,-thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta