Vrasja e 19-vjeçarit në Tiranë, Apeli lë në burg 4 të rinjtë, mes tyre 3 të mitur

30 Prill 2024 | 13:03

Gjykata e Apelit ka lënë në burg 4 të rinjtë, mes të cilëve 3 të mitur, të cilët akuzohen për vrasjen e 19-vjeçarit, Aurelio Dervishi, mbrëmjen e 31 mars 2024 tek rrethi i Shkozës.

Katër të akuzuarit janë tre të mitur të moshës 16 vjeç dhe 15 vjeç, si dhe 20-vjeçari Frensis Shehu.

“Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale F. Sh, si dhe ndaj të miturve në konflikt me ligjin shtetasve me iniciale Sh. H, B. Sh dhe I. I, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes së kryer në bashkëpunim”.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin nr. 869 Regj.Them, datë 04.04.2024, ka vendosur:

  1. Pranimin e kërkesave.
  2. Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë, ndaj të miturit në konflikt me ligjin Sh. H.
  3. Caktimin si masë sigurimi personal ndaj të miturit në konflikt me ligjin Sh. H atë të “Arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr. Penale.
  4. Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë, ndaj të miturit në konflikt me ligjin B. Sh.
  5. Caktimin si masë sigurimi personal ndaj të miturit në konflikt me ligjin B. Sh atë të “Arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr. Penale.
  6. Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë, ndaj të riut në konflikt me ligjin F. Sh.
  7. Caktimin si masë sigurimi personal ndaj të riut në konflikt me ligjin F. Sh atë ti “Arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr. Penale.
  8. Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë, ndaj të miturit në konflikt me ligjin I. I.
  9. Caktimin si masë sigurimi personal ndaj të riut në konflikt me ligjin I. I atë ti “Arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr. Penale.

4 të akuzuarit u konfliktuan me 19-vjeçarin, teksa ky i fundit doli nga automjeti i tij. Në një moment gjatë zënkës 19-vjeçari u qëllua me thikë në gjoks, e duke mos arritur t’i mbijetonte dot plagëve të marra ndërroi jetë ndërsa po shkonte në spital.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026