AstraZeneca e pranon: Vaksina anti-COVID ka një efekt anësor të rrallë

30 Prill 2024 | 14:17

“AstraZeneca” ka pranuar për herë të parë se vaksina e saj anti-Covid mund të shkaktojë një efekt anësor të rrallë.

Kjo ka ardhur pas disa padive se vaksina e gjigandit farmaceutik ka shkaktuar vdekje dhe lëndime të rënda në dhjetëra raste.

Avokatët e palës së paditësve kanë argumentuar se vaksina ka prodhuar një efekt anësor, i cili ka pasur një efekt shkatërrues në një numër familjesh, shkruan The Telegraph.

Gjigandi farmaceutik është paditur nga disa grupe me pretendimet se vaksina e zhvilluar nw Universitetin e Oksfordit, shkaktoi vdekje dhe lëndime të rënda në dhjetëra raste.

Një nga rastet u paraqit vitin e kaluar nga Jamie Scott, baba i dy fëmijëve, i cili mbeti me një dëmtim të përhershëm të trurit pasi pati mpiksje gjaku dhe një gjakderdhje në tru që e ka penguar atë të punonte pasi mori vaksinën në prill të 2021.

“AstraZeneca” ka kundërshtuar pretendimet, por nga ana tjetër ka pranuar në një dokument ligjor të dorëzuar në Gjykatën e Lartë në muajin shkurt se vaksina e saj anti-Covid mund të shkaktojë në raste të rralla TTS (trombozën me sindromën e trombocitopenisë). TTS shkakton mpiksjen e gjakut dhe një numër të ulët të trombociteve në gjak.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026