Lëkundje tërmeti në Kroaci, sa ishte magnituda
Zona e Slunjit në Kroaci është goditur nga një tërmet më i fortë me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter mëngjesin e sotëm në orën 05:38, njoftoi Shërbimi Sizmologjik i Kroacisë.
Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 10 kilometrash, ndërsa tërmeti është ndjerë në të gjithë Kroacinë, kryesisht në Lika dhe në Kroacinë qendrore, transmeton Index.hr.
“Sizmografët e Shërbimit Sizmologjik kanë regjistruar një tërmet mjaft të fortë me epiqendër rreth 15 kilometra në jug të Slunjit. Magnituda e tërmetit ka qenë 4.3 ballë të shkallës Rihter dhe intensiteti në epiqendër është vlerësuar në nivelet V-VI të shkallës EMS”, njoftoi Shërbimi Sizmologjik.
Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC) njoftoi fillimisht se ishte një tërmet me magnitudë 4.8 ballë sipas Richter, dhe më vonë e ulën magnitudën në 4.6 gradë. EMSC raporton se tërmeti u ndje edhe në Bosnje dhe Itali.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta