Në shesh kundër kufizimeve, Gjermania mbyll kufirin me Çekinë e Austrinë, rihapje në Belgjikë e Poloni

14 Shkurt 2021 | 11:18

Shtohet zemërimi ndaj kufizimeve COVID-19 në disa shtete evropiane. Policia qipriote përdori ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë  një protestë në kryeqytet pasi qindra qytetarë demonstruan kundër korrupsionit qeveritar dhe kufizimeve ndaj coronavirusit.

Protestuesit, përfshirë familjet me fëmijë, të rinj,  burra e gra me kapuça të zinj, u zhvendosën në qendër të qytetit, duke bllokuar trafikun ne disa rrugë kryesore. Policia reagoi duke lëshuar ujë dhe gaz lotsjellës ndaj qytetarëve që protestuan, duke thyer edhe rregullat anti-COVID 19.

Organizatorët e protestës në mediat sociale u shprehën se ishte një revoltë kundër  autoritarizmi shtetëror”, “menaxhimit të dështuar të pandemisë” dhe “korrupsionit”.

Pavarësisht nga ndalimi i disa tubimeve, demonstruesit u mblodhën përsëri në Vjenë për të kundërshtuar masat kufizuese të qeverisë. Në demonstratë pranë Resselpark ishin të pranishëm me shumë se 1000 qytetarë.

Edhe në Çeki u organizua një mënyrë e veçantë proteste për të tërhequr vëmendjen për dështimin e qeverisë në menaxhimin e pandemisë, por edhe për të kundërshtuar shumë çështje të tjera të politikës.

Qeveria çeke ndaloi largimin e qytetarëve  nga disa rajone të cilat cilësohen si zonat më të prekura nga COVID-19. Qytetarët që nuk banojnë në këto zona nuk lejohet të hyjnë.

Nga e premtja në të shtunën në mëngjes, oficerët e policisë në rajonin e Karlovy Vary ndaluan njerëzit të udhëtonin. Arsyet më të zakonshme të refuzimit ishin, vizitat turistike, shopping, furnizimi me karburantet, sportet ose takimi me  miqtë.

Patrullat inspektojnë makinat në mënyrë të rastësishme, por edhe kur automjeti ndalet, policia vonon automjetin  vetëm për disa minuta, nëse udhëtarët shpjegojnë arsyen e udhëtimit ose japin një dëshmi nga punëdhënësi. Oficerët e policisë në rajon po punojnë edhe në këto  ditë të ftohta pasi termometri shënon minus 20 gradë celsius.

Nga mesnata e së shtunës Gjermani ka ndaluar hyrjen për qytetarët që vijnë nga Tyrol dhe Çekia. Çdokush që dëshiron të hyjë në Gjermani duhet të dëshmojë një test negative COVID-19 dhe duhet të regjistrohet online. Edhe udhëtimi hekurudhor mes Gjermanisë e Tirolit është ndaluar. Të vetmit që lejohet të kalojnë janë punonjësit të transportit, dhe ata të sektorit shëndetësore.

Një vendim i tillë prek komunitetet në të dyja anët e kufirit, në Austri dhe Republikën Çeke, pasi çdo ditë punësojnë me qindra që kalojnë kufirin.

Pasi qeveria polake vendosi të lehtësoi disa masat kufizuese qytetarët janë të kënaqur pasi t’i rikthehen pishinave, vend pushimeve të  e skive teatrove. Autoritet theksuan se rihapja e bizneseve do të vijojë nëse në dy javët në vijim nuk do të ketë rritje të të infektuarve. Edhe në Belgjikë u lehtësuan disa masa, qytetarët vrapuan drejt salloneve të bukurisë, sigurisht duke respektuar masat e rrepta anti-COVID. Për shkak të përmirësimit të situatës epidemiologjike vendet e kampingut Zoosand u lejuan gjithashtu të rihapen. Rastet e reja të përditshme në Belgjikë variojnë në 2000-2500, ndërsa vdekjet që lidhen me coronavirusin janë në  trend zbritës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026