VIDEO| Indonezi, vullkani shpërthen sërish gjatë evakuimit të popullsisë

1 Maj 2024 | 14:34

Qindra banorë të ishullit indonezian Tagulandang pritën sot në portin e ishullit për t’u evakuuar, pasi tymi gri vazhdonte të dilte nga krateri i vullkanit Ruang.

Një vullkan në ishullin Ruang të Indonezisë shpërtheu në llavë të martën, duke bërë që autoritetet të evakuojnë më shumë se 12,000 njerëz nga ishulli i afërt Tagulandang, raportoi Reuters.

Pas shpërthimit të djeshëm, Qendra e Indonezisë për Vullkanologjinë dhe Rreziqet Gjeologjike ngriti nivelin e alarmit për vullkanin Ruang në nivelin më të lartë dhe paralajmëroi banorët e ishullit Tagulandang se rënia e shkëmbinjve dhe llavës në oqean mund të shkaktojë një cunami.

“Anëtarët e shërbimit të kërkim-shpëtimit nga Manado po evakuojnë 109 banorë të Tagulandang në portin e Munte, ndërsa qindra janë ende duke pritur në portin e Minanga për t’u evakuuar”, njoftoi sot Agjencia Kombëtare e Kërkimit dhe Shpëtimit.

Banorët do të evakuohen në distriktin Minahasa Veriore në ishullin indonezian të Sulawesi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026