Kryeministri dha dorëheqjen, qeveria skoceze i mbijeton mocionit të mosbesimit
1 Maj 2024 |
17:45
Qeveria skoceze i ka mbijetuar një mocioni mosbesimi të paraqitur nga laburistët skocezë.
Sipas mediave të huaja, Mocioni u rrëzua me 70 vota kundër, kundrejt 58 votave që ishin për rrëzimin e qeverisë.
Pavarësisht se kishte mbështetjen e Tories Skoceze dhe Liberal Demokratëve, mocioni nuk pati mbështetjen e të Gjelbërve skocezë.
Laburistët skocezë vazhduan me mocionin e tyre pavarësisht se Humza Yousaf njoftoi dorëheqjen e tij si kreu i SNP-së dhe kryeministër në fillim të kësaj jave.
Yousaf njoftoi dorëheqjen pikërisht sepse mendonte se qeveria e tij nuk do t’i mbijetonte mocionit të mosbesimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.