Çmimi i naftës më i ulti në 7 javë, shtohen rezervat amerikane

1 Maj 2024 | 20:26

Çmimet e naftës ranë me rreth 2% të mërkurën, niveli më i ulët në shtatë javët e fundit. Analistët besojnë se rënia është ndikuar nga një rritje befasuese e rezervave amerikane të naftës së papërpunuar, shpresat për armëpushim në Lindjen e Mesme dhe vazhdimi i inflacionit në Shtetet e Bashkuara, çka po frenon uljen e normave të interesit dhe kërkesës për naftë.

Deri në publikimin e lajmit, tregu Brent, që shihet si pikë referimi për çmimet globale të naftës, shënoi një rënie prej 1.6% ose 84.94 dollarë për fuçi. Çmimi i një fuçie naftë në tregun WTI, që ka të bëjë me çmimet e naftës bruto në Shtetet e Bashkuara, ra me 1.7% ose 80.54 dollarë për fuçi.

Shifrat e mëngjesit të së mërkurës tregojnë se dy tregjet shënuan rënien më të madhe që nga 13 marsi, duke bërë që Brent dhe WTI të jenë pranë territorit të mbishitjes për herë të parë që nga dhjetori i vitit 2023.

Agjencia amerikane për energjinë (EIA) tha se firmat energjetike rritën rezervat e naftës së papërpunuar me 7.3 milionë fuçi gjatë javës që përfundoi më 26 prill.

Ndërkohë janë shtuar pritshmëritë për arritjen e një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit pas një shtytje të udhëhequr nga Egjipti për të ringjallur negociatat e ngecura edhe pse kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar të vazhdojë sulmin në Rafah.

“Tregu i naftës së papërpunuar po ndikohet nga shpresat e vazhdueshme për një armëpushim”, tha analisti Ole Hansen me Bankën Saxo. “Përveç kësaj, inflacioni në SHBA ka ulur më tej pritjet për uljen e normave”.

Rezerva Federale pritet që të mos e ulë normën bazë të interesit që ka qenë që nga korriku i vitit 2023 mes intervaleve 5.25% dhe 5.50%. Banka Qendrore filloi rritjen e interesit në mars të vitit 2022 për të luftuar inflacionin në rritje. Norma më të ulëta interesi do të reduktonin kostot e huamarrjes çka do të nxiste rritjen ekonomike dhe kërkesat për naftë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026