Protesta për luftën në Gazë, shtohen trazirat në universitetet amerikane

2 Maj 2024 | 07:15

Kundër-protestuesit “sulmuan me forcë” një kamp me tenda të protestuesve pro-palestinezë në Univeristetin e Kalifornisë, në Los Anxheles, herët të mërkurën dhe aktivistët u përplasën me forcat policore që shkatërruan tendat e tyre në Universitetin “Viskonsin-Madison”, në Medison, pjesë e përshkallëzimit të dhunës në disa universitete amerikane lidhur me luftën në Gazë.

15 persona mbetën të plagosur gjatë përplasjeve në Univeristetin e Kalifornisë, mes të cilëve një person që u shtrua në spital, tha Presidenti i Universitetit të Kalifornisë.

Ndërkohë, të martën në mbrëmje, policia e Nju Jorkut hyri në Universitetin ‘Columbia’ pasi universiteti kërkoi ndihmë. Ata larguan një kamp me tenda dhe larguan turmën që kishte marrë nën kontroll sallën ‘Hamilton’.

Kancelari i Universitetit të Kalifornisë Gene Block tha përmes një deklarate se një grup nxitësish” të martën sulmuan me forcë kampin e tendave të protestuesve pro-palestinezë duke detyruar universitetin të kërkonte ndihmë nga organet ligjzbatuese.

Pas disa orësh përplasjeje mes grupeve pro-palestineze dhe pro-izraelite, policia ndau grupet dhe rivendosi qetësinë.

Të mërkurën, protestuesit pro-palestinezë rindërtuan barrikadën përreth kampit të tyre. Nuk pati shenja përplasjeje ndërsa në universitet ka prani të punonjësve të rendit.

Të mërkurën, në Medison, kryeqytet i Viskonsinit, policët me mburoja hoqën të gjitha tendat duke lënë vetëm një dhe shtynë me force protestuesit, çka solli përleshje. Katër police mbetën të plagosur, mes të cilëve një që u qëllua në kokë, sipas autoriteteve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026