Protesta të ashpra në Los Angeles, përplasen grupet pro palestineze e pro izraelite
Dy grupe të ndryshme të protestuesve, pro-palestinezë dhe pro-izraelit, janë përplasur me grushte, shkopinj e shqelma më 1 maj në kampusin e Universitetit të Kalifornisë, në Los Anxhelos (UCLA).
Pas disa orësh përleshjesh midis këtyre dy grupeve, policia ndërhyri për t’i ndarë grupet dhe për të shuar dhunën.
Vetëm disa orë më parë, policia kishte ndërhyrë edhe në një tjetër kampus universitar në SHBA, për t’i shpërndarë protestuesit pro-palestinezë që ishin izoluar brenda një ndërtese në Universitetin e Kolumbias.
Policia ka qenë më aktive nëpër kampuset në të gjithë SHBA gjatë dy javëve të fundit, pas protestave që u bënin thirrje universiteteve të ndalojnë së bëri biznes me Izraelin ose kompanitë që mbështesin luftën në Gazë.
Ka pasur konfrontime dhe më shumë se 1.000 arrestime të studentëve protestues.
Përleshjet në UCLA u zhvilluan rreth një kampi të ngritur nga protestuesit pro-palestinezë, të cilët vendosën barrikada, ndërsa kundërprotestuesit u përpoqën t’i rrëzonin ato. Disa protestues hodhën karrige dhe në një moment një grup njerëzish u grumbullua mbi një person që ishte shtrirë në tokë, duke e shkelmuar dhe rrahur me shkopinj.
Ende nuk dihet numri i personave të lënduar gjatë këtyre përleshjeve.
Kryetarja e Los Anxhelosit, Karen Bass, e quajti dhunën “absolutisht të neveritshme dhe të pafalshme” dhe tha se policët nga Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit ishin në vendngjarje, pasi u tha se Universiteti kishin kërkuar ndihmë policore.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë