Shqipëria mbulohet nga bora, vështirësi në qarkullimin e mjeteve për shkak të ngricave

14 Shkurt 2021 | 11:27

Shqipëria është mbuluar nga bora. Vendi ynë është përfshirë nga temperatura të ulëta nën zero, ndërsa nuk ka munguar dëbora, në pjesën malore të territorit dhe pothuajse në të gjitha qytetet e vendit. Në qarkun e Korçës, janë regjistruar 4 aksidente brenda disa orëve, për shkak të problemeve që janë shfaqur nga shtresa e dëborës dhe ngrica.

Edhe qarku i Dibrës, është përfshirë nga reshje të shumta bore, e shoqëruar edhe me erëra të forta, çka ka sjellë problem me energjinë elektrikë në disa fshatra të Peshkopisë e Bulqizës.

Sipas të dhënave të fundit nga ARRSH, rrugët ku duhet përdorur zinxhir në veri janë  Kuben-Vasije, Peshkopi-Qafë Drajë, Peshkopi-Ushtelencë, Qafë Bualli-Krastë.

Me zinxhir, qarkullohen edhe akset Krujë-Sari Salltik, Laç-Milot, si dhe në segmentet e Dajtit. Ndërkohë, në jug, qarkullohet normalisht pa zinxhir, me goma dimërore si në Dardhë, në Voskopojë edhe në Qafën e Qarrit.

Vijon të punohet në Qafë Thanë me 4 borëpastruese, si pasojë e borës me intensitet të lartë që bie. Shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin ndodhen në shërbim 24 orë, në të gjitha akset rrugore kryesore, për të drejtuar qarkullimin rrugor, me qëllim parandalimin e çdo aksidenti, ndërsa në gatishmëri është edhe flota e mirëmbajtjes së rrugëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026