VIDEO| Përleshje në universitetin e Kalifornisë gjatë protestave pro-palestineze
Disa qindra oficerë policie kanë hyrë në Universitetin e Kalifornisë, në Los Anxheles, duke u bërë thirrje protestuesve pro-palestinezë që të shpërndahen, në të kundërt do të përballen me arrestime.
Në disa zona, oficerët kanë ndërhyrë mes protestuesve, duke shkaktuar edhe përleshje të përmasave të vogla.
Autoritetet universitare e shpallën ngritjen e kampit të protestuesve një lëvizje të paligjshme dhe kërkuan ndërhyrjen e uniformave blu.
Nga të dhënat e fundit rezulton se në kampusin e universitetit mund të dëgjohen protestues që bëjnë zhurmë dhe përpiqen të përforcojnë barrikadat e tyre.
Ata thërrasin në korr parulla të tipit “Largohuni nga kampusi ynë” dhe shumë prej tyre kanë qëndruar me krahët e kryqëzuar përpara agjentëve.
Megjithatë, të tjerë protestues kanë mbajtur në duar postera me shenjën e paqes dhe me atë të zemrës.
Gjithashtu ka pasur edhe nga ata që kanë bërë thirrje për “protestë paqësore”, “rezistencë me çdo kusht” dhe “në cilën anë të historisë doni që të qëndroni”.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje