“Taksa 23%, gjoba e re për profesionistët”, Tabaku: 11 mijë biznese janë mbyllur
Deputetja Jorida Tabaku e ka cilësuar si gjobë tatimin me 23% të profesionistëve të lirë. Duke mbajtur fjalën e saj në Parlament Tabaku tha se deri më tani janë mbyllur 11 mijë biznese.
Ajo ngriti pikëpyetje mbi sistemin që po ngrihet në Shqipëri duke thënë se sot më tepër vlerësohet hajdutëria dhe korrupsioni se punëtorët.
“Si rezultat i taksës të gjithë bizneset janë mbi tatuar. A e ka llogaritur dot shteti koston? 11 mijë biznese janë mbyllur deri më sot. Çfarë sistemi po ngremë sot, e vlerësojmë punën vetëm në 1 maj apo çdo ditë? Vlerësojmë korrupsionin, vjedhjen, hajdutërinë, apo njerëzit e punës. Këtë duhet të gjykojë gjykata kushtetuese.
Unë falënderoj deputetët e Partisë Demokratike që e kanë firmosur atë padi dhe të gjitha organizatat që janë ngritur e janë bërë bashkë, për të mbrojtur 29 mijë profesionistë nga gjobitja e radhës e qeverisë. Kjo është gjobitje. Unë shpresoj që këtë kambanë alarmi qeveria ta shikojë, sepse është një kambanë alarmi për një shtresë të mesme që po reflektohet çdo ditë”,-tha Tabaku.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta