Çfarë dihet deri tani nga vrasja e çiftit në Dropull, pse bie pista e grabitjes

2 Maj 2024 | 16:14

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte, çifti i bashkëshorëteve, përkatësisht Kosta dhe Kleoniki Ilia janë gjetur të vdekur në banesën e tyre nga fqinjët.

Pas njoftimit të policisë, kanë nisur hetimet për të përcaktuar se si ka ndodhur ngjarja. Referuar të dhenave të bëra publike nga vetë blutë e qarkut të Gjirokastrës, dyshohet se dy të moshuarit janë vrarë me mjete rrethanore.

Ky fakt ka bërë që hetuesit të ngrenë dyshimet për një grabitje me dhunë. Por pas kontrrollit të banesës, janë gjetur sende me vlerë dhe shuma parash të pa prekura, duke hedhur poshtë dyshimet për një grabitje.

Çifti i të moshuarve jetonin të vetëm pasi nuk kishin fëmijë dhe policia nuk ka konstatuar shenja të dhunimit të banesës, apo thyerje të dritareve dhe dyerve, duke bërë kështu që të ngrihen dyshime të arsyeshme se kemi të bëjmë me një krim brenda familjes, por ende vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen e rëndë.

Ishte motra e të ndjerit nga Athina ajo e cila vuri në lëvizje fqinjët pasi nuk mund të lidhej dot në telefon me çiftin e të moshuarve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllet protesta! Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në autostradën Tiranë–Durrës, ku dy automjete janë përfshirë në një përplasje të fortë. Sipas informacioneve...
21:40 | 03/06/2026