Kakavijë| Pashkët Ortodokse rrisin fluksin e lëvizjes në kufirin me Greqinë
Afrimi i festës së Pashkëve Ortodokse ka rritur fluksin e lëvizjes në të dyja anët e kufirit në doganën e Kakavijës.
Tradicionalisht bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe punojnë në Greqi kthehen për të kaluar Pashkët në vendlindje, ndërkohë që i konsiderueshëm është edhe numri i shtetasve shqiptarë, të cilët udhëtojnë në drejtim të Greqisë në këto ditë Pashke.
Sipas të dhënave nga Drejtoria e Kufirit dhe Emigracionit në Gjirokastër, gjatë 24-orëve të fundit në Kakavijw ka patur një fluks të lartë lëvizjeje prej rreth 6206 personash në hyrje të Shqipërisë dhe 2616 në dalje.
Për të përballuar këtë fluks në rritje të qytetarëve që hyjnë në vendin tonë dhe evitimin e radhëve të pritjes në sportelet e dokumentave, pala shqiptare ka rritur numrin e sporteleve në varësi të situatës.
Aktualisht po punohet me 6 sportele, 3 në dalje dhe 3 në hyrje. Ndërkohë edhe pala greke në Kakavije po punon me ritme të përshpejtuara ndërsa nuk janë regjistruar radhë pritje në të dyja anët e kufirit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta