Kremtohet ringjallja e Krishtit në Gjirokastër, besimtarët katolikë festojnë Pashkët
Besimtarët katolikë në Gjirokastër kanë kremtuar Pashkët. Krahas riteve të tjera mëngjesin e së dielës në kishën katolike “Krishti mbret” u zhvillua mesha tradicionale e drejtuar nga don Enzo Zago. Besimtarët e pranishëm janë lutur për më shumë paqe dhe mirësi.
“Ne urojmë të gjithëve që të kenë një zemër të hapur për të mirën që e kemi mundësi për ta bërë në çdo ditë edhe me forcën që na jep prania e Zotit, prania e Jezusit të ringjallur ne mund të ndryshojmë pak edhe atje ku jemi ne mund të ndryshojmë për të mirë, për paqe, për pajtimin, për faljen janë të gjitha veprat e një bote që ndryshon”, tha don Enzo Zago.
Pas meshës besimtarët katolikë në Gjirokastër i kanë vazhduar ritet e Pashkës duke shkëmbyer vizita urimi dhe festuar në mjediset familjare.
LEXONI GJITHASHTU:
- Besimtarët katolikë festojnë sot Pashkët
- Katolikët festojnë Pashkët, mesazhe për paqe nga kardinalët në Vatikan e Shqipëri
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë