NATO paralajmërim të ashpër për aktivitetin “armiqësor” rus në Evropë
Aleanca Euroatlantike, NATO, shprehet e shqetësuar për mënyrën sesi Rusia po mundohet të ndikojë dhe të ndërhyjë në disa shtete europiane sikundër në Çeki, Estoni, Gjermani, Letoni, Lituani, Poloni dhe Britani të Madhe.
NATO ka lëshuar një paralajmërim të ashpër për aktivitetin “armiqësor” rus në të gjithë Evropën.
Në një deklaratë të publikuar një ditë më parë , aleanca ushtarake tha se ishte “thellësisht e shqetësuar për aktivitetet e fundit keqdashëse” nga Moska, të cilat ajo i quajti një kërcënim për sigurinë perëndimore. Në deklaratë vihet në dukje “dezinformimi, sabotimi, aktet e dhunës, ndërhyrjet kibernetike… dhe operacione të tjera hibride”.
Çekia, Estonia, Gjermania, Letonia, Lituania, Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar janë shtetet më të prekura . Aleanca ushtarake e udhëhequr nga SHBA-ja i quajti këto incidente “pjesë e një fushate intensifikimi të aktiviteteve që Rusia vazhdon të kryejë në të gjithë zonën euro-atlantike, duke përfshirë në territorin e aleancës dhe nëpërmjet përfaqësuesve”. “Ne mbështesim dhe qëndrojmë në solidaritet me aleatët e prekur”, tha NATO në deklaratë duke dënuar “sjelljen e Rusisë”.
Aleanca Euroatalantike zotohet se shtetet anëtare nuk do të pengohen dhe do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq