Protestë kundër kufizimeve, me mijëra qytetarë rumunë kundërshtojnë rivendosjen e masave izoluese
Me mijëra qytetarë protestuan në rrugët e disa qyteteve të Rumanisë për të kundërshtuar rivendosjen e masave kufizuese.
Më shumë se një mijë protestues u mblodhën në Bukuresht për të shprehur zemërimin e tyre mbi masat reja kufizuese, të cilat u prezantuan nga autoritetet gjatë ditës së dielë.
Vendi sikundër shumë shtete të tjera në Evropë është duke u përballur me një rritje të rasteve të reja me COVID-19.
Protesta u organizua nga partia e ekstremit të djathtë AUR e cila është shprehur kundër masave të kufizimeve dhe ka mbështetur një numër demonstratash të fundit që kundërshtojnë edhe vaksinimi.
Kufizimet e reja përfshijnë një shtetrrethim në orën 20:00 dhe detyrojnë dyqanet të mbyllen në orën 18:00 nëse shkalla e infektimit gjatë një periudhe 14 ditore është mbi 7.5 në 1.000 persona.
Të hënën Rumania regjistroi numrin më të lartë të pacientëve COVID-19 të shtruar në njësitë e kujdesit intensiv dhe më shumë se 13,000 njerëz të infektuar me COVID-19 po marrin kujdes spitalor.
“Unë dua shumë që ne të kemi të drejtat tona civile, kjo ka të bëjë me demokracinë e çdo shteti jo vetëm në Amerikë, por edhe në Rumani. Uroj që të kemi një shtet që nuk është autoritar ose totalitar “, u shpreh Adrian Nadin, muzikant.
“Ne duam liri, duam drejtësi dhe jo më kufizime. Pas 12 muajsh, pas një viti, asgjë nuk zgjidhet, edhe nëse shfaqet një vaksinë”, tha një qytetar.
Protesta në Bukuresh u shoqërua edhe me përplasje dhe përleshje me policinë.
Forcat e sigurisë qëlluan me gaz lotsjellës ndaj protestuesve pasi ndaj tyre u hodhën pllaka betoni, duke plagosur disa oficerë policie. Rreth 100 protestues u arrestuan.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West