Java e 34-të e Superligës, Tirana e Dinamo në “luftë” për vendin e katërt
E shtuna rikthehet me 5 ndeshje të kampionatit shqiptar, teksa ashtu siç është bërë me dije, të gjitha përballjet do të luhen në të njëjtën orë, konkretisht në 16:00. Disa prej verdikteve ende nuk janë vendosur, ku garë e fortë duket ajo për vendin e katërt që të lejon të luftosh për titull.
Dinamo e Tirana janë dy skuadra që e synojnë këtë pozicion, e bardheblutë që ndeshjen me Laçin, ndërsa nëndetësja me Vllazninë
“Do besojmë derbi në fund, do bëjmë maksimumin të arrijmë objektivin. Do jetë e vështirë, pasi ndeshjet janë të fortë, do bëjmë gjithçka. Gjendja e ekipit është e mirë, është dëmtuar Latifi pas derbit, shqetësim në pulpë. Kemi dy mungesa për shkak kartonësh, Jonuzi e Lushkja, pjesa tjetër e gatshme”, tha Erbim Fagu, trajner i Tiranës.
Dinamon e pret një ndeshje tejet e vështirë, ajo ndaj Vllaznisë.
“Vllaznia ka treguar se është me meritë aty ku është, ata do bëjnë maksimumin të qëndrojnë aty ku janë. Lojtarët janë më të motivuar me trajnerin e ri, është ndeshje e vështirë, pasi Vllaznia ka element shumë të mirë, e tregoi dhe javën e fundit ndaj Egnatias. Në Shkodër edhe entuziazmi i shtyn më tej, por ne do bëjmë më të mirën”, u shpreh Dritan Mehmeti, trajner i Dinamos.
“Ne duhet të jemi gati, do të vendosim së bashku me stafin sa i përket formacionit. E kemi analizuar Dinamon, ashtu si çdo skuadër. Duhet të punojmë shumë, pasi ata kanë lojtarë të mirë si Vila, Hoxha, braziliani Denison, pra ne duhet ta nisim sa më mirë, pasi atyre nuk iu mungojnë kualitetet”, tha Thomas Brdarić, trajner i Vllaznisë.
Kampionati shqiptar luan dhe 3 javë deri në përfundim, ku kryeson Egnatia, e ndjekur nga Vllaznia e më pas Partizani e Dinamo, renditje e cila mund të ndryshojë në vijim.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta