Protesta në Londër/ Manifestuesit kundërshtojnë dëbimin e emigrantëve nga vendi
Protestues të shumtë bllokuan në Londër rrugën ku po kalonte një autobus, që dyshohet se transportonte azilkërkues që do të dëbohen.
Manifestuesit çanë gomat e autobusit përpara se të bllokonin rrugën në distriktin “Peckham”, në jug-lindje të kryeqytetit britanik.
Sipas mediave britanike, të paktën 45 persona u arrestuan teksa agjentët e policisë po shpërndanin grupin e protestuesve. “Kjo e sotmja ishte një protestë për të ruajtur fqinjët tanë nga rregullat e ndyra të Ministrisë së Brendshme dhe mbrojtjen e atyre që nuk kanë një status të sigurt emigracioni e që po radikalizohen jashtë shoqërisë”.
Ministria e Brendshme në Mbretërinë e Bashkuar ka përdorur anijen me kontejnerë “Bibby Stockholm”, e ankoruar në Dorset, në jug të Anglisë, për të vendosur emigrantët, me qëllim uljen e kostos së strehimit të tyre.
Grupet për të drejtat e njeriut dhe ato të bamirësisë kanë kundërshtuar skemën, duke deklaruar se është e papërshtatshme për vendosjen e azilkërkuesve.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta