Panairi i poçerisë në Korçë/ Përpunuesit e baltës ruajnë traditat që prej 1496
Panairi i poçerisë së baltës është i vjetër po aq sa është edhe vetë jeta. Sipas poçarëve enët e para janë prej balte, ndaj për të ruajtur traditën e baltës, në javën e Pashkës historikisht në Korçë janë organizuar panaire.
Vitet e fundit kjo traditë duket se po humbet, në vend të poçerisë së baltës së Korçës panairi organizohet me poçe qeramike, të importuar.
Qytetarët e Korçës pranojnë se dikur organizoheshin panaire me prodhime balte të zonës së Bradvicës së Devollit të Sipërm ndërsa sot nuk ka më prodhime të kësaj balte.
“Siç thoshin të parët tanë, duhet të marrësh baltë se nga balta është krijuar jeta. Marrim baltë për ditën e premte. Nga balta e Korçës mundohemi ti marrim, edhe pse nuk janë të gjitha të tillë, objekte prej balte marrim. Nuk e di nga janë në fakt. Me para kur isha vajzë e re bëhej në Mitropolia vetëm baltë nuk kishte objekte të tjera porcelan etj, bilbiba për leket, objekte të ndryshme. Ato ishin me baltën e Korçës tani është ndryshe. ”
“Bleva qirinj dhe baltë. Ka ngelur rregulli, i ndjekim ato. Tani nuk e di cila baltë është apo qytete të tjera, dikur ishte nga Korça balta. Traditë traditë, marrin të premten e zezë, qan Zoti, varroset Krishti ”
Bujar Sula është një nga mjeshtrat e punimit të baltës në Korçë. Ai thotë se panairet në Korçë kanë qenë vetëm me baltën e zonës së Bradvicës madje e mjeshtrat vinin nga ajo zonë, të cilët prodhonin enkas për javën e Pashkës ndërsa sot për fatin e keq këto prodhime mungojnë.
“Bënin bilbilka, që sot nuk i bën dot asnjë. Ishte teknike e veçantë. Mund të bësh një por jo 100-200, ishte teknike e veçantë e kohës së vjetër bardhacka për të pirë ujë, me interesante, baltë algjire, nga ajo ene pihej ujë i freskët. Sot vetëm porcelan, pjata, gota, tasa, kockë sheqer, event në Korçë e ka vetëm Korça panairin e baltës. Qeramikes artistike. Iku kjo e do ike me tepër se nuk do ketë ”
Panairet e prodhimit të baltës datojnë të organizuara që me themelimin e Korçës në vitin 1496.
LEXONI GJITHASHTU:
Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë
INSTAT: 1,5 milionë vizitorë në institucionet e trashëgimisë kulturore gjatë 2025-ës
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve