“E pi të shtunë e të dielë”, zbardhen përgjimet, si bëhej shpërndarja e kokainës

4 Maj 2024 | 15:30

Euronews Albania ka siguruar nga përgjimet e regjistruara me audio-video për dokumentimin  e veprave penale të të akuzuarve për shpërndarje të lëndës narktotike që u ndaluan në kuadër të operacionit “Tempulli 3”.

Bazuar në të dhënat e siguruara në rrugë operative  rezulton se këta shtetas merren me aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndës narkotike të llojit kokainë, heroinë, kanabis sativa në qytetin e Tiranës. Këta shtetas njihen dhe bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe për kryerjen e aktivitetit kriminal  paraqesin karakteristika shumë të ngjashme, të cilat bëjnë më efektiv hetimin e tyre në mënyrë të grupuar.

Për shitjen e lëndës narkotike kokainë këta shtetas kanë të ndara dhe zonat ku ushtrojnë në qytetin e Tiranës

Dyshohet se këta shtetas pasi sigurojnë lëndën narkotike nga lidhjet e tyre shtetërore e mbajnë atë të fshehur në banesat e tyre, ku dyshohet se mbajnë sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryesisht sheshin lëndën narkotike të llojit kokainë, heroinë, dhe kanavis sativa në doza të vogla por në rastet kur ka kërkesa, bëjnë dhe shitje në sasira të mëdha. Porositë për lëndën narkotike i marrin duke komunikuar fizikisht me porositësit ose nëpërmjet telefonit.

Vendet e takimit mund të jenë të ndryshme, në afërsi të banesave të tyre ose shkojnë te vendi ku ndodhen blerësit duke përdorur automjetet e tyre apo automjetet e marra me qera.

Biseda: 

I infiltruari: O bisha, du

Shpërndarësi: Është  ajo kthesa tjetër. Sa te duhen?

I infiltruari: Po një doja unë, një…një gram ose dy gram….

Shpërndarësi: Këto këtu për një here i do?

I infiltruari: Po për një herë o vlla se nuk është se konsumoj përditë, të shtunë ose të dielë.

Shpërndarësi: Po more, 5 copa të jap unë, një më shumë.

I infiltruari: Ore tre gram të plota më sill mua.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026