Rusia kryen sulme vdekjeprurëse në Ukrainë

5 Maj 2024 | 11:44

Sulmet me raketa ruse në rajonin ukrainas të Donjeckut kanë vrarë dy persona, ndërkaq gjatë një sulmi me dron në qytetin verilindor të Harkivit janë plagosur gjashtë të tjerë, thanë zyrtarët më 5 maj.

Sulmet u kryen në ditën kur të krishterët ortodoksë në Ukrainë dhe Rusi po kremtojnë Pashkët.

“Në Porovsk, sulmet me raketa vranë dy persona dhe dëmtuan një shtëpi”, shkroi në Telegram guvernatori i rajonit lindor të Donjeckut, Vadim Filashkin.

Pokrovski gjendet rreth 60 kilometra në veriperëndim të qytetit të Donjeckut, që është nën pushtimin rus.

Forcat ajrore ukrainase thanë se Rusia ka kryer sulme me 24 dronë Shahed, të prodhimit iranianë, gjatë naftës, 23 prej të cilëve janë rrëzuar.

“Një shtëpi është djegur si pasojë e sulmeve me Shahed. Gjashtë persona janë plagosur, përfshirë një vajzë 9-vjeçare”, shkroi në Telegram guvernatori i Harkivit, Oleg Synegubov.

Në Rusi dhe Ukrainë, udhëheqësit kanë përdorur festën fetare për të bashkuar shoqërinë rreth përpjekjeve të luftës.

Presidenti ukrainas, Volodmyr Zelensky, përmes një video-mesazhi të incizuar në Katedralen e Shën Sofisë në Kiv, tha se “ne besojmë që Zoti ka një emblemë në sup me flamurin e ukrainas. Prandaj, me një aleat të tillë, jeta do të mposht vdekjen”.

Ndërkaq, Putin në mesazhin e tij për Pashkë, falënderoi patriarkun Kirill për “bashkëpunimin e frytshëm në këtë kohë të vështirë kur është shumë e rëndësishme që ne të bashkohemi në përpjekjet tona për zhvillimin dhe forcimin e atdheut tonë”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026