Eurodeputeti grek viziton Belerin në burgun e Fierit

6 Maj 2024 | 11:09

Kryetari i Komisionit të Asocim – Stabilizimit në BE, eurodeputeti grek, Manolis Kefalogianis vizitoi këtë të hënë në burgun e Fierit bashkëkandidatin e vet, Kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri.

I pranishëm në takim ishte dhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, që ka shoqëruar Manolis Kefalogianis në burgun e Fierit.

Pas takimit me Belerin eurodeputeti do takohet gjithashtu me përfaqësues të minoritetit grek në Shqipëri, ku në fokus do të jenë diskutimet për çështjet e pronave.

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri është shpallur zyrtarisht kandidat i partisë greke në pushtet Demokracia e Re për zgjedhjet e ardhshme evropiane.

Kujtojmë se eurodeputeti grek ndodhet në Shqipëri që gjatë fundjavës, ku ditën e Pashkëve ai ndoqi meshën e shenjtë në Katedralen Orthodhokse të Ngjalljes së Krishtit në Tiranë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026