Dyshime për manipulim të statistikave të pandemisë në Siçili, tre të arrestuar
Prokuroria italiane ka nisur hetimet për zyrtarët e autoriteteve shëndetësore në Siçili, të cilët dyshohet se kanë manipuluar statistikat rreth pandemisë qëllimisht për të lënë jashtë masave kufizuese rajonin jugor.
Dy zyrtarë të lartë dhe një punonjës IT janë vënë nën arrest shtëpie, ndërsa drejtuesi rajonal i Institutit të Shëndetit Publik, Ruggero Razza, është dorëhequr pas marrjes në pyetje nga prokuroria.
Hetuesit dyshojnë se të dhënat rreth pandemisë, dërguar ministrisë së Shëndetësisë për periudhën nëntor-mars janë manipuluar së paku 40 herë.
Qëllimi i manipulimit të statistikave dyshohet të ketë qenë shmangia e përfshirjes së Siçilisë në hartën e zonave të kuqe – sipas kategorizimeve të masave anti-COVID, zonat e kuqe detyrohen të vihen nën shtetrrethim dhe ndalim lëvizjeje. Aktualisht Siçilia mbetet zonë portokalli me masa të mesme.
Policia ka bastisur zyrat e autoriteteve shëndetësore në Palermo, ndërsa ka sekuestruar telefona, dokumente dhe pajisje të tjera elektronike. Nga kontrollet e para ka rezultuar se dhjetëra teste pozitive ishin njoftuar në ministri si negative.
Italia ka vuajtur mbi 108 mijë viktima nga përhapja e infeksionit COVID-19 prej vitit të shkuar. Në total janë regjistruar 3.5 milionë raste, prej të cilave rreth 2.9 janë mundur të shërohen.
Nga shifrat e përgjithshme prej Siçilisë janë raportuar 172 mijë raste, prej së cilave rreth 4,600 janë mbyllur me pasojë vdekjen – shifra relativisht të ulëta krahasuar me rajonet e veriut si Lombardia (30 mijë viktima), Emilia-Romagna (11,800 viktima), Venedik (10,500 viktima), Piemonte (10,200 viktima) etj.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West