Rrugët e shkatërruara në Durrës / 50 familje vuajnë mungesën e investimeve
Kjo është situata me të cilën përballen sa herë ka reshje shiu më shumë se 50 familje banuese në rrugën “Eqerem Çabej” të lagjes nr.13 në Durrës.
“Prej 23-24 vjetësh që jemi vendosur këtu nga ana e bashkisë, me përjashtim të dy dritave, s’është vënë asnjëherë dorë. Gjithmonë këtë rrugë e kemi mbajtur vetë, me shpenzimet tona. Pjesa më e madhe kanë dalë në pension dhe s’janë në gjendje më ta mirëmbajnë, se të rinjtë na kanë ikur.”
Sipas banorëve, gjithçka është rezultat i mungesës së investimeve në infrastrukturën rrugore ndër vite nga ana e pushtetit vendor.
“Unë po bëj 20 vjet që banoj këtu dhe në 20 vjet kjo rrugë ka qenë gjithmonë në diskutim për t’u bërë. E bëjmë këtë vit, e bëjmë vitin tjetër dhe asnjëherë s’u bënë mbarë për ta bërë.”
“Po moj, na thonë që është në plan do bëhet, po se kur e kanë atë plan, 20 vjet nuk u del.”
“Unë jam nxënëse shkolle dhe çdo ditë, sidomos në dimër, bashkë me vëllain tim duhet me dalë nga porta, të hipi të hekurat që të dal këtej.”
“Çizmet duhet të rrinë këtu gjithë kohës, se vijnë që andej, heqin këpucët dhe veshin çizmet që të kalojnë rrugën.”
“Unë jam me invalid. Ku do ta nxjerr, ku të kaloj?”
“Kjo ka 40 vjet. 20 e kusur vjet po i bëj unë këtu. Këtu do kalojë fëmijë i vogël, të gjithë, ku do kalojmë ne?”
Jo më shumë se 250 metra rrugë dhe vetëm 2 km larg nga vija bregdetare, kjo nuk është një panoramë e mirë as për turistët.
“Qeveria po e trumpeton me të madhe, që jemi kthyer në atraksion për turistët, ku do hyjnë turistët këtu.”
“Ka turistë po ku do vijnë të shkretët, këta më parë tremben, ku të vijnë? Të futen këtu nëpër këto pellgjet, të thonë çfarë janë këta? Edhe Afrika që thonë është Afrikë, besoj rrugët kështu nuk i kanë.”
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi