Sky News: Kina ka hakuar Ministrinë e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar
Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar dyshohet të jetë hakeruar.
Sky News bën të ditur se deputetëve do t’u thuhet sot për një shkelje masive të të dhënave në Ministrinë e Mbrojtjes, duke synuar personelin e shërbimit.
Qeveria nuk do të emërojë vendin e përfshirë në sulmin kibernetik, por Sky News e kupton se ky është Kina.
Shteti kinez do të akuzohet për dy ose tre përpjekje për të hakeruar punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes, përfshirë personelin.
Sulmi kibernetik ishte ndaj një sistemi të listës së pagave me personelin aktual të shërbimit dhe disa veteranë. Janë kryesisht emrat dhe detajet bankare që janë ekspozuar.
Të gjitha pagat do të paguhen këtë muaj.
Sekretari i Mbrojtjes, Grant Shapps pritet të bëjë një deklaratë në Commons sot, me raportimin e BBC-së se ai do të përcaktojë një “plan me shumë pika” i cili do të përfshijë veprime për të mbrojtur burrat dhe gratë e shërbimit të prekur.
MM shpreson se personeli në shërbim nuk do të shqetësohet për sigurinë e tyre. Ata do të marrin këshilla dhe mbështetje nesër.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës