Moska paralajmëron se do të godasë objektiva ushtarake britanike
Moska paralajmëroi të hënën se do të godasë objektiva ushtarake britanike brenda Ukrainës dhe gjetiu, nëse forcat ukrainase godasin Rusinë me raketat me rreze të gjatë të furnizuara nga Britania. Dërgimi i këtyre raketave drejt Ukrainës u miratua nga sekretari i Jashtëm britanik David Cameron.
Gjatë një vizite në Kiev javën e kaluar, sekretari Cameron tha se forcat ukrainase do të mund të përdorin raketat britanike me rreze të gjatë për të goditur objektiva brenda territorit të Rusisë. “Ndërsa Rusia po godet brenda Ukrainës, mund ta kuptoni përse Ukraina ndjen nevojën të sigurohet që po mbrohet”, tha zoti Cameron gjatë një interviste me agjencinë e lajmeve Reuters javën e kaluar, shkruan VOA.
Zoti Cameron tha gjithashtu se Londra nuk ka vendosur parakushte për mënyrën se si do t’i përdorin forcat ukrainase armatimet e dhëna nga Britania.
Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi nëpërmjet një deklarate se ka thirrur në takim ambasadorin britanik në Moskë, Nigel Casey dhe e paralajmëroi atë se nëse forcat ukrainase përdorin për të goditur Rusinë armatime të furnizuara nga Britania, Moska mund të kundërpërgjigjet ndaj “çdo objekti ushtarak britanik dhe paisjeve në territorin ukrainas apo më gjerë”.
“Ambasadorit iu bë thirrje të reflektojë për pasojat e pashmangshme katastrofike nga hapa të tilla armiqësore nga Londra dhe të refuzojë menjëherë në mënyrën më të fortë dhe pa ekuivok deklaratat luftarake dhe provokative nga drejtuesi i Zyrës së Jashtme”, thuhet në deklaratën e Rusisë.
Më herët, Rusia njoftoi se po planifikonte stërvitje të reja bërthamore pranë kufijve të Ukrainës, duke përmendur “kërcënimet” e bëra nga udhëheqës perëndimorë, përfshirë kryeministrin francez Emmanuel Macron dhe zyrtarët britanikë, si dhe në formë përgjigjeje ndaj manovrave të gjera stërvitore të NATO-s pranë kufijve të Rusisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)