Ardian Çapja përfundon në spital një ditë pas arrestimit
Ardian Çapja, një ditë pas arrestimit nga policia ka shfaqur probleme shëndetësore dhe për pasojë është dërguar për trajtim në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.
Euronews Albania mëson se transferimi i tij për në ambientet e spitalit është bërë nën masa të rrepta sigurie. Ai është shtruar në reanimacionin e repartit të kardiologjisë në QSUT.
Për shkak të rrezikshmërisë së personave të implikuar në çështjet lidhur me fisin Çapja, ditën e nesërme Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të shqyrtojë mundësinë e vendosjes nën mbrojtje të prokurorit Ritvan Sukaj.
Sukaj do t’i bashkohet prokurorit të Elbasanit, Kreshnik Ajazi, i cili gjithashtu është në mbrojtje që prej muajit shtator të vitit 2020, pas zbardhjes së disa ngjarjeve kriminale në qytet.
Ardian Çapja u vu në pranga një ditë më parë në kuadër të operacionit Krasta 2021, ndërsa në kërkim u shpall nipi i tij, Florenc Çapja. Ata dyshohen si të përfshirë në vrasjen e Nezir e Gentian Beqirit në vitin 2012.
Dosja e vrasjes se Gentian e Nezir Beqirit u rikthye për hetim në dhjetor të 2020 nga Gjykata e Elbasanit, e cila e ngarkoi me detyrë prokurorinë për marrjen në pyetje të disa personave në dijeni të ngjarjes së 2012.
Ardian Çapja është person me precedent penal dhe në 8 qershor të vitit 2020 iu bë atentat me snajper nga Kodër-Krasta, ku 53-vjeçari arriti të shpëtojë.
Lexoni gjithashtu:
Nën akuzë për vrasje, arrestohet Ardian Çapja, shpallet në kërkim Florenc Çapja
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet