Llogari bankare, toka dhe 7 makina, sekuestrohen pasuritë e çiftit në Tiranë

7 Maj 2024 | 15:19

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar këtë të martë disa prona, llogari bankare dhe 7 makina të cilat dyshihet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal i një shtetasi të dënuar për “Pastrim të produkteve të veprës penale”.

Pronat janë në emër të një shtetasi me icialet A.M. dhe bashkëshortes së tij. Sipas prokurorisë së Tiranës në llogaritë bankare të klëtyre shtetasve janë transferuar nga Britania e Madhe shuma të konsiderueshme parash nga persona me të cilët nuk provohet asnjë lidhje.

“Nga informacioni i marrë dhe verifikimet e kryera, ka rezultuar se në llogaritë e shtetasve A.M. dhe A.Xh., në bankat e nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë për periudhat 2007-2008, 2015-2016 dhe 2020-2023, kanë mbërritur disa transferta në vlera të konsiderueshme. Dërgesat janë bërë nga shteti anglez dhe dërgues kanë qenë shtetas të huaj, ku midis tyre dhe përfituesve nuk provohet asnjë lidhje. Transfertat bankare në llogaritë e tyre janë bërë pa përshkrim veprimi.

Lidhur me këto transferta, shtetasi A.M. ka deklaruar se shumat e depozituara në llogarinë e tij kanë qenë kapar për blerjen e një pasurie të paluajtshme në Durrës, e cila do të përdorej për të ndërtuar një resort turistik ku të dy do ta kishin në bashkëpronësi.

Nga hetimet e deritanishme, prokuroria vlerëson se duhet vendosur sekuestro preventive pasi ekzistojnë indicie dhe prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi A. M. në bashkëpunim me ish-bashkëshorten e tij, shtetasen A.Xh. kanë konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Në këtë skemë dyshohet se është e përfshirë edhe shtetasja britanike C.P., e cila ka kryer transferta për shtetasin nën hetim si dhe gjithashtu ka blerë pasuri në bashkëpronësi me të me vlera të konsiderueshme.

Në transfertën e kryer për blerjen e pasurisë truall, shtetasi A. M. ka deklaruar se të ardhurat kanë qenë kursime familjare të përftuara si pasojë e emigrimit, ndërkohë që rezulton që ky shtetas është kthyer deportiv në vitin 2007 dhe këto para nuk i ka qarkulluar më parë në sistemin bankar, pavarësisht se ka rreth 20 vite që është kthyer nga Anglia”, njofton prokuroria.

Pasuritë e sekuestruara:

Pasuria e llojit “Arë” me sip. totale 363 m2 në Kamëz;

Pasuria e llojit “Arë” me sip. totale 237 m2 në Kamëz;

Pasuria e llojit “Arë” me sip. totale 649 m2;

Pasuria e llojit “Truall” me sip. Totale 1,000 m2;

Pasuria e llojit “Truall” me sip. Totale 1,000 m2.

Vendosja e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” ndaj llogarive bankare të shtetasit A. M. Si dhe ndaj llogarive bankare të shtetases A. Xh.

Vendosje e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” ndaj pasurive të luajtshme (automjete) në pronësi të shtetasit A. M. mjetet: “Smart Micro Compact”; “Hummer H2”; “Suzuki Sëift”, “Mazda 2500”; “BMË X6 Xdrive” 35D; “Mercedes Benz ML”, si dhe ndaj pasurisë së luajtshme automjet “Range Rover Evoque”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aktiviteti fizik dhe palestra për zemrën, kardiologët: Më parë duhet bërë një konsultë

Mungesa e aktiviteti fizik dhe jeta sedentare shpesh shihen si shkaqet kryesore te rritjes së sëmundshmërisë. Raporti i fundit i INSTAT nxorri në pah se...
17:56 | 07/07/2026

Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e 15-vjeçares kërkon falje: Vajza jonë ka nevojë për trajtim

Dhunimi i një 17-vjeçareje në Fier nga disa adoleshente ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe familja...
16:36 | 07/07/2026

Përfshihet nga flakët “Benzi” në aksin Qafë Plloçë-Pogradec, dyshimet e para

Një mjet i llojit Mercedez Benz C Class është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Qafë Plloçë-Pogradec para pak minutash. Mjeti ka qenë në ecje...
16:19 | 07/07/2026