Britaniku i 21 që fiton një garë në Formula 1

7 Maj 2024 | 20:19

* Norris është piloti i 21’të nga Britania e Madhe që fiton një Grand Prix dhe të 114’tin në total për ishullorët.

* Norris barazoi Patrick Depailler, Jean Alesi, Mika Hakkinen dhe Eddie Irvine për numrin e podiumeve përpara fitores së 1’rë (15 përpara Miami’t).

* Norris garoi për 110’tën herë më McLaren, duke barazuar Lewis Hamilton për të njëjtin numër garash në vitet 2007-2012.

* Norris u bë piloti i 1’rë që fiton garën e parë në SHBA pas Michele Alboreto’s në “Caesars Palace” në vitin 1982.

* Norris ktheu himnin Britanik në podium pas Sao Paulo’s në vitin 2022.

* Në Miami ishte fitorja e 2të për McLaren në 12 vitet e fundit pas Daniel Ricciardo’s në Monza në 2021.

* Pas Indycar, Formula E, McLaren fitoi edhe Formula 1 në dy muajt e fundit.

* Me fitoren e 13’të në SHBA, McLaren barazoi rekordin e Ferrari’t – e para për ta pas Lewis Hamilton në Austin në 2012.

* Verstappen u ndal në 6 fitore radhazi në SHBA.

* Verstappen dështoi vetëm në garën e 3’të në 371 ditët e fundit.

* Piloti tjetër që kishte mundur Verstappen përvec Carlos Sainz ishte George Russell në Sao Paulo në 2022.

* Verstappen regjistron 29 vende të dyta, ekzaktësisht gjysma e 58 fitoreve.

* Me podiumin e 103’të, Verstappen barazoi Kimi Raikkonen në vendin e 6’të në histori.

* Charles Leclerc e vendosi Ferrari’n në podium në Sprint dhe Grand Prix. Ishte podiumi i 3’të në “Grand Prix’ në vitin 2024.

* Leclerc nuk është renditur asnjëherë më poshtë se vendi i 4’rt këtë sezon.

* Carlos Sainz u rendit i 5’ti çka nënkupton se Ferrari çoi të dy makinat në zonën e pikëve në Sprint dhe Grand Prix këtë vit.

* Lewis Hamilton u rendit në vendin e 6’të për të 3’ën herë në “Miami Grands Prix”.

* Pas vendit të 9’të për Aston Martin, Fernando Alonso siguroi zonën e pikëve në të 6’in “Grands Prix” rradhazi këtë sezon.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën

Maks Vershtapen duket se do të largohet në fund të sezonit nga Red Bull, me Aston Martin që ka gati ofertën. Holandezi dëshiron një aventurë...
17:10 | 18/04/2025

Norris fitoi garën, Mclaren, titullin

Lando Norris e mbylli vitin 2024 me klasin e fitores në “Abu Dhabi Grand Prix” pas një pilotimi dominues. Britaniku në këtë mënyrë siguroi një...
16:35 | 08/12/2024

Norris në pole, Mclaren drejt titullit

I fundit pole position i vitit 2024 në Formula 1 i përket Lando Norris. Anglezi vendosi kohën më të shpejtë në Abu Dhabi aty McLaren...
16:48 | 07/12/2024