Rezoluta kundër korrupsionit, Gogu ftesë opozitës t’i bashkohet: Qëllimi që ka
Partia Socialiste ka propozuar një draftrezolutë për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.
I ftuar në emisionin Now në Euronews Albania, deputeti socialist Toni Gogu, i bëri thirrje opozitës shqiptare që të bëhet pjesë e kësaj nisme.
Gohu theksoi se projekti kundër korrupsionit është një projekt mbarëkombëtar dhe ndaj është e nevojshme që të marrin pjesë sa më shumë shqiptarë duke përfshirë dhe opozitën.
Deputeti socialist theksoi se nuk do të jetë politika që do ta analizojë se ku çalon sistemi i drejtësisë, por do të jetë vetë gjyqësori që do ta bëjë atë.
“Kemi një ftesë për opozitën shqiptare, sepse dhe reformën në drejtësi me Saliun e bëmë ne, se dëgjova këtu që thanë se “këta i thanë që janë të zinj dhe si i zgjasin dorën e konsensusit. Ky është projekt mbarëkombëtar dhe ndaj ne duam që sa më shumë shqiptarë të bëhen pjesë e tij. PS e nisi reformën e drejtësisë e vetme që në 2019 dhe kërkonte Paktin Kombëtar për Drejtësinë. Kjo është në analet e historisë. Që Partia Socialiste është e vetme në reformën në drejtësi, kjo është e qartë se na lanë të vetëm rrugës, njëri maj penxheres dhe tjetri në maj të hekurave dhe e dini çfarë mirë thonë. Ne jemi gojë-kyçur, nuk anatemojmë në darkë dhe të puthemi në mëngjes. PS u bën ftesën të gjithë shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve. Nuk e dimë ne ku çalon gjyqësori, do ta analizojë vetë gjyqësori atë”, tha Gogu.
LEXONI GJITHASHTU:
“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin
Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci
Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin
- 22:20 Iranianët “janë varfëruar”, teksa lufta po e shkatërron ekonominë
- 22:05 Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci
- 22:01 Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini
- 21:40 Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu