Shqyen dritaren dhe vjedh dyqanin në Vlorë, arrestohet 29-vjeçari

8 Maj 2024 | 11:11

Ngjarja ndodhi në lagjen “Lef Sallata”, ku kamerat e sigurisë së dyqani kanë kapur momentin kur 29-vjeçari shqyen dritaren dhe hynë në ambientet e brendshme.

Pasi vjesh në arkën e dyqani ai largohet sërish nga dritarja.

29-vjeçari rezulton  një person me precedentë të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas njoftimit se ishte vjedhur një shumë parash në një dyqan, në lagjen “Lef Sallata”, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Në kuadër të operacionit të koduar “Storm 17“ u arrestua autori i dyshuar i vjedhjes, shtetasi E. B., 29 vjeç, banues në Vlorë, me precedent të mëparshëm penal për vjedhje”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Afër dhe larg Tiranës, fshatrat që jetojnë si në mesjetë! Burrat mbeten pa martuar

Emisioni “Njerëzit e Fshatit” në Euronews Albania, me gazetarin Xhensil Shkëmbi, udhëtoi këtë javë në Fravesh, Pashkashesh dhe Kllojkë, tre fshatra të qarkut të Tiranës...
17:17 | 28/06/2026

Turisti polak bllokohet në zonën e Gjirit të Gjipesë, ekipet e emergjencës po punojnë për shpëtimin e tij

Një turist polak ka mbetur i bllokuar këtë të diele në zonën e Gjirit të Gjipesë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt vendngjarjes janë nisur...
15:54 | 28/06/2026

Mbajtën peng klienten pas debatit për frigoriferin, arrestohen një burrë dhe një grua në Tiranë, goditën dhe policin

Dy pronarë të një dyqani elektroshtëpiakesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se i kanë hequr lirinë një klienteje të tyre, pas një...
14:03 | 28/06/2026