30-vjeçari vjedh para dhe 2 celularë në Spitalin e Dibrës, arrestohet nga Policia
Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë, pasi dyshohet se vodhi një shumë parash dhe 2 cëlularë në një dhomë pacientësh në spitalin rajonal të Dibrës.
Sipas burimeve nga Policia, bëhet me dije se i riu është një person me precedent të mëparshëm për të njëjtin krim.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sendet e vjedhura dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Dibër-Vodhi një shumë parash dhe 2 celularë, në një dhomë pacientësh në spitalin rajonal të Dibrës, identifikohet dhe vihet në pranga pak orë pas vjedhjes, 30-vjeçari.
I arrestuari, me precedent të mëparshëm për të njëjtin krim.
Sekuestrohen sendet e vjedhura.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, sapo janë njoftuar se në një dhomë në spitalin rajonal të Dibrës, 2 pacientëve dhe shoqërueses së njërit prej tyre, iu ishin vjedhur një shumë parash dhe 2 celularët, kanë organizuar punën për të identifikuar dhe arrestuar autorin.
Si rezultat, u kap dhe u vu në pranga, për veprën penale “Vjedhja”, autori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi B. M., 30 vjeç, banues në Peshkopi,
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Dibër.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta