Financim i ri për bashkitë, vitin tjetër fondet do të ndahen sipas Censit
Bashkitë e vendit mund të marrin më shumë ose më pak fonde vitin e ardhshëm. Paratë do të përcaktohen, në bazë të rezultateve të CENSIT për popullsinë dhe banesat.
Popullsia e Shqipërisë dhe numri i banesave që do të dalin nga CENSI 2023, do të ndryshojnë skemën e financimit të bashkive në vend. INSTAT do të publikojë të dhënat në muajin qershor, ndërsa në fundit të vitit do të jetë Ministria e Financave, ajo që do të bëjë rishpërndarjen e fondeve për 61 njësitë e pushtetit lokal.
Deri më tani fondet për bashkitë janë bërë sipas një formule që lidhet me administrimin e tyre në 42 funksione, por me panoramën e re që do të japë CENSI do të ndërtohet edhe formula e re e transfertës së pakushtëzuar.
Në Strategjinë për Menaxhimin e Financave hedhur për konsultim publik, thuhet se gjetjet e Censit do të shërbejnë për të parandaluar dhe korrigjuar veçanërisht çrregullimet demografike të dekadës së fundit.
Bazuar në të dhënat periodike të INSTAT, numri i banorëve nuk mendohet të jetë më i lartë apo njëjtë me një dekadë më parë, sikundër edhe struktura demografike.
Për të ndërtuar rrugë, shkolla e ujësjellës, menaxhuar mbetjet apo për t’u mbrojtur nga zjarret e përmbytjet, 61 bashkitë në vend kanë në dispozicion këtë vit 71 miliardë lekë. Në raport me një vit më parë, buxheti në dispozicion i njësive të pushtetit vendor u rrit me 7.4 miliardë lekë.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta