“Censi me probleme”, Dule: Identifikimi i pakicave ka shkelje të të drejtave

20 Tetor 2023 | 11:25

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule doli këtë të premte në një konferencë për mediat ku tha se Censi për banesat dhe popullsinë, ka mangësi të mëdha sidomos sa i takon pakicave kombëtare.

Ai ngre pretendimin se gjatë realizimit të censit në pakicat kombëtare, janë shkelur të drejtat e njeriut

“Në lidhje me të drejtën e vetë identifikimit, komiteti këshillimor sjell në vëmendje që akti nënligjor nuk duhet të mbështete në argumente të cilat janë përfshirë në debatin publik në Shqipëri, siç janë kriteret objektive. E drejta e vetë identifikimit duhet të mbështetet tek zgjedhja subjektive e individit.

Së dyti, në lidhje me përdorimin e gjuhës së pakica kombëtare, komiteti vëren, se duhet që me aktet nënligjore t’u japë zgjidhje pengesave që krijohen nga 20% i kërkuar nga ligji, duhet përshtatur në njësi më të vogla, ose duhet ulur që të mos bëhet pengesë që të drejtat që burojnë nga konventa të jenë të respektueshme për të gjithë pjesëtarët e pakicave kombëtare.

Do të kaloj në rrafshin e dytë, atë të institucioneve kompetente për monitorimin dhe garantimin e të drejtave të pjesëtarëve të pakicave. Siç e dini kemi komitetin shtetërore për mbrojtjen e minoriteteve, gjithmonë ka qenë vlerësuar duke u nisur nga realiteti, dhe ky vlerësimi ynë evidentohet dhe në raportin e komitetin këshillimor. Më tepër ky komitet funksionin si përfaqësues i qeverisë, sesa si përfaqësi e minoriteve. Pra me mision të kundërt, nga i për të cilin është i destinuar nga ligji. Konstatohen mangësi në mënyrën e funksionim.

Komiteti këshillimor i Këshillit të Europës ka vënë re se raporti i vitit 2018 as nuk u postua në ndonjë site interneti shtetëror, as u përkthye, as nuk u përkthye në gjuhën shqipe, as nuk u realizua ndonjë tryezë e rrumbullakët e qeverisë me pakicat kombëtare. Urojmë që mos të ndodhë njësoj. Është momenti të reflektojmë, askush nuk mund të mbyll sytë të realitetit tonë për respektimin e të drejtave të pakicave kombëtare i cili lë shumë për të dëshiruar krahasuar me vendet e rajonit”,-tha Dako.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026